Site icon Lajmeria.info

Allegri në listën e shkurtër të Napolit për ta zëvendësuar Conten – Raportohet tension në futboll

Në Itali, raportohet se trajneri Massimiliano Allegri është në listën e shkurtër të Napolit për ta zëvendësuar Antonio Conten.

Drejtori sportiv Giovanni Manna thuhet se ka udhëtuar drejt Milanos për një takim me trajnerin.

Conte ka lënë sinjale shumë të forta se do të largohet në fund të sezonit.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Zërat për Allegrin po rriten me shpejtësi, ndërsa Napoli po tenton ta bindë atë të transferohet në “Stadio Diego Armando Maradona”.

Presidenti Aurelio De Laurentiis e ka dërguar Mannën në Milano për të diskutuar mundësinë e bashkëpunimit me Allegri.

Dyshohet se oferta për trajnerin është e ngjashme me atë të verës së kaluar: një kontratë dyvjeçare.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Megjithatë, Milani është i interesuar ta mbajë Allegri, por trajneri kërkon garanci konkrete në merkato përpara se të marrë një vendim.

Exit mobile version