Site icon Lajmeria.info

Alvaro Arbeloa akuzon se Real Madridi po i grabit titujt për shkak të favorizimit të Barcelonës

Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, i bëri jehonë akuzave të presidentit Florentino Perez se klubit po i grabiteshin titujt dhe se gjyqtarët dyshohet se favorizonin Barcelonën për shkak të skandalit Negreira.

Dje (e martë) gjatë ditës, presidenti i Realit, Perez, mbajti një konferencë për shtyp ku akuzoi gazetarët për lajme të rreme ndaj klubit, teksa akuzoi edhe drejtuesit e La Ligës për dëmtimin e tyre.

Ai përmendi skandalin Negreira, teksa theksoi se Real Madridit vetëm në epokën e tij iu kanë vjedhur shtatë tituj të La Ligës dhe i këtij mendimi është edhe trajneri aktual i ekipit, Arbeloa. ‘Florentino tha që na u vodhën titujt e La Ligës?

Advertisement. Scroll to continue reading.

Sigurisht, të gjithë e dimë çfarë ndodhi’, ka thënë fillimisht Arbeloa. ‘Do të ishte mirë nëse çështja Negreira do të zgjidhej. Është e qartë se nuk është as ligjore dhe as nuk ka kuptim për ata prej nesh të përfshirë në futboll’.

Exit mobile version