Mbrojtësi i Kosovës Amir Rrahmani do të punojë nën urdhrat e Massimiliano Allegrit në edicionin e ardhshëm.
Allegri që u shkarkua nga AC Milani pasi dështuan të kualifikohen në Ligën e Kampionëve në xhiron finale të sezonit ka gjetur menjëherë klub të ri, për të mbyllur marrëveshjen me Napolin.
Në bazë të raportimeve të gazetarit Fabrizio Romano, Allegri ka pranuar të gjitha kushtet e Napolit dhe do të nënshkruajë kontratën së shpejti. “E kryer, Massimiliano Allegri është trajneri i ri i Napolit.
Ish-trajneri i AC Milanit ka pranuar të gjitha kushtet e ofruara nga Napoli dhe do të nënshkruajë së shpejti”, raporton ai.
