Site icon Lajmeria.info

Amir Rrahmani i propozon martesë Drita Stubllës: Një hap i rëndësishëm në jetën e tyre

Futbollisti i njohur kosovar, Amir Rrahmani, ka bërë një hap të rëndësishëm në jetën e tij personale duke i propozuar për martesë partneres së tij, Drita Stublla.

Lajmin e gëzueshëm e ka bërë të ditur vetë Drita për ndjekësit e saj.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në InstaStory, ajo u shfaq duke treguar unazën e fejesës në dorë, duke konfirmuar zyrtarisht këtë hap të ri në lidhjen e tyre të dashurisë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Kujtojmë se Amiri dhe Drita kanë kohë që po shijojnë lidhjen e tyre, të cilën e kanë mbajtur larg vëmendjes së publikut.

Me këtë propozim, ata tashmë po hyjnë në një fazë të re dhe mjaft të rëndësishme të jetës së tyre, duke e çuar marrëdhënien e tyre në një nivel shumë më serioz dhe të veçantë.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version