Site icon Lajmeria.info

Analizë e Fushatës Zgjedhore në Kosovë: Barazia në Garë dhe Shqetësimet për Gjuhën e Urdhëtjes

Demokracia në Veprim (DnV) ka prezantuar vlerësimin e saj analitik mbi pesë ditët e para të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit ku thuhet se procesi po zhvillohet në një ambient përgjithësisht të qetë dhe konkurrues, por që vazhdon të përballet me sfida që lidhen me barazinë e garës, cilësinë e debatit publik dhe përhapjen e gjuhës së urrejtjes në hapësirën digjitale.

Violeta Haxholli nga DNV tha se në këto zgjedhje po garojnë gjithsej 21 subjekte politike me 902 kandidatë, prej të cilëve vetëm 34% janë gra.

Ajo theksoi se për dallim nga zgjedhjet e dhjetorit 2025, subjektet politike kanë rifreskuar listat e tyre të kandidatëve, në disa raste edhe deri 50%, por pjesëmarrja e grave në lista ka mbetur relativisht e njejtë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Në raportin e Demokracia në Veprim theksohet se numri më i madh i kandidatëve vie nga komunat me peshë më të madhe elektorale.

Kështu, Prizreni prin me numrin më të madh të kandidatëve në nivel vendi me gjithsej 157 kandidatë, pasuar nga Prishtina me 153, Ferizaj me 77, Peja 68 dhe Fushë Kosova me 55 kandidatë.

Oferta programore e subjekteve politike në këto zgjedhje mund të vlerësohet si riciklim i ofertës së kaluar, por i ambalazhuar në formë të zotimeve, kryesisht të orientuara në fushën e energjisë, pagave, skemave sociale, zhvillimit të infrastrukturës dhe teknologjisë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Shumica e subjekteve politike shqiptare kanë publikuar tanimë këto programe në uebfaqet e tyre zyrtare.

Një shqetësim i vazhdueshëm mbetet konkurrenca e pabarabartë në garën zgjedhore.

Përdorimi i resurseve publike para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore, përfshirë vendimet e qeverisë në detyrë për shpërndarje të përfitimeve financiare për qytetarët kanë krijuar avantazh të padrejtë elektoral për partinë në pushtet, thonë nga DnV.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ndërkaq, sa i përket ecurisë së fushatës, në pesë ditët e para është vërejtur intensitet më i lartë i aktiviteteve zgjedhore në terren, ku subjektet politike janë përqendruar në tubimet hapëse të fushatës në qendrat kryesore të Kosovës janë evidentuar edhe raste të përdorimit të fëmijëve në disa tubime të subjekteve politike, për të cilat tashmë janë deponuar dy ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Për dallim nga rrjedha e qetë e aktiviteteve zgjedhore në terren, fushata në hapësirën online, përkatësisht në rrjete sociale është dukshëm më e ashpër, për shkak të gjuhës së urrejtjes që shpërfaqet nga përkrahësit e partive.

Në anën tjetër, përdorimi i gjuhës fyese dhe diskriminuese nga subjektet politike, ndonëse në nivel më të ulët krahasuar me proceset e mëparshme zgjedhore, tregon se hapësira online vazhdon të paraqesë sfida serioze për cilësinë e debatit publik.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Gjatë periudhës 5 ditore janë identifikuar 56 raste që përfshijnë gjuhë urrejtjeje, gjuhë shpifëse ose përçmuese, dezinformim dhe përmbajtje jashtë kontekstit.

Nga këto raste, 35 janë klasifikuar si gjuhë urrejtjeje, 19 si gjuhë shpifëse ose përçmuese dhe 2 si dezinformim.

Pothuajse gjysma e rasteve të evidentuara kanë për cak gratë pjesëmarrëse në garën zgjedhore.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Monitorimi i 152 portaleve informative në gjuhën shqipe dhe serbe ka evidentuar mbi 7 mijë komente që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, që përfaqësojnë rreth 6% të totalit të komenteve të analizuara gjatë periudhës së monitorimit.

Të dhënat e raportit të Demokracia në veprim, tregojnë një nivel shqetësues të sulmeve verbale në hapësirën online, veçanërisht ndaj grave pjesëmarrëse në procesin zgjedhor, duke ndikuar negativisht në cilësinë e debatit publik dhe në pjesëmarrjen e tyre në diskursin politik.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version