Site icon Lajmeria.info

Analizë: Mundësia e koalicionit VV-PDK si opsion për shumicën parlamentare në Kosovë

Sipas tij, nëse nuk arrihet një zgjidhje me numrat aktualë në Kuvend, një bashkëpunim VV–PDK mund të jetë i vetmi opsion që siguron shumicën parlamentare, edhe pse ai e konsideron këtë kombinim si “koalicionin më të keq ndonjëherë” dhe me rrezik të lartë për qeverisje korruptive. “Dihej që nëse nuk ka qenë e mundur një zgjidhje me 57 numra, me më pak numra është e pamundur.

Dhe me PDK-në kanë nisur diskutimet mes eksponentëve të caktuar, mes PDK-së dhe VV-së, dhe s’po them mes eksponentëve të lartë të dy partive.

Dhe kjo deklaratë e Sami Lushtakut e konfirmon këtë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Nëse s’kishte pasur komunikime, pse do të duhej Lushtaku të reagonte?

Besoj se z.

Lushtaku është kundër një koalicioni të tillë, po aq sa Dejona Mihali. “Në natën e zgjedhjeve, pas takimit ku ishte kryesia e VV-së, në zyrat e VV-së kanë mbetur vetëm Dejona Mihali dhe Albin Kurti dhe kanë qëndruar një kohë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Nëse ka pasur një takim të z.

Kurtit me dikë në veçanti pas një takimi me kryesinë e gjerë, kjo nënkupton që ka pasur një miratim aty. “Besoj se një koalicion VV–PDK do të ishte si zgjidhje e situatës.

Por nuk mendoj se është ideale, mendoj se është koalicioni më i keq ndonjëherë, por në kushtet që kemi është i vetmi që i ka numrat.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Do të ishte, besoj, qeverisja më korruptive ndonjëherë: PDK–LVV,” tha opinionisti Shkumbin Kajtazi në “Kosova Today”.

Exit mobile version