Prenga arriti ta vendoste britanikun në vështirësi në raundin e parë, por Joshua reagoi fuqishëm dhe e mbylli sfidën me një seri goditjesh vendimtare.
Pas përfundimit të meçit, një moment që tërhoqi vëmendjen e publikut ishte gjesti i Anthony Joshua, i cili mori dhe hodhi mbi supe flamurin kuqezi.
Ishte vetë Joshua ai që kërkoi ta ‘vishte’ flamurin e Shqipërisë, duke nënkuptuar se respekti mbetet edhe pas ballafaqimit.
