Site icon Lajmeria.info

Anthony Joshua paralajmëron përballjen me Kristian Prengën: ‘Nuk do të nënvlerësoj kundërshtarin shqiptar’

Anthony Joshua ka ndezur atmosferën para përballjes së shumëpritur me Kristian Prengën, duke lëshuar deklarata të fuqishme në konferencën për shtyp dhe duke treguar se nuk ka ndërmend të nënvlerësojë kundërshtarin shqiptar.

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda reagoi ashpër ndaj komenteve që kanë qarkulluar para meçit, duke theksuar se fokusi i tij është vetëm fitorja. “Ata thjesht po gërmojnë një varr, duke gërmuar gjithnjë e më thellë”, deklaroi fillimisht Joshua, duke lënë të kuptohet se çdo provokim do të marrë përgjigjen e tij brenda ringut.

Boksieri britanik insistoi se ky duel nuk ka të bëjë me kundërshtarin, por me misionin e tij për të dëshmuar edhe një herë dominimin në kategorinë e peshave të rënda. “Ky është divizioni im.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Unë i përkas këtij vendi.

Nuk e bëj këtë si shaka, kjo është ajo në të cilën jam i mirë.

Nuk ka të bëjë me të, ka të bëjë me mua”, shtoi britaniku me vetëbesim të plotë.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version