Site icon Lajmeria.info

Antidroga kap 26 kg marihuanë në Zveçan dhe Jarinjë, arrestohen 3 persona

Prokuroria Themelore në Mitrovicë-Departamenti për Krime të Rënda ka publikuar detajet e aksionit ku janë sekuestruar rreth 26 kilogramë substancë narkotike e dyshuar marihuanë.

Tre persona janë arrestuar gjatë kontrollit në një veturë, ku janë gjetur dhe sekuestruar substancat narkotike.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë planifikon të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për të ndaluarit.

Exit mobile version