Site icon Lajmeria.info

Anulimi i tenderit në Mitrovicë dhe kontestet përfituese: Kronika e ngjarjeve të fundit

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka shpallur të kundërligjshëm anulimin e tenderit nga Komuna e Mitrovicës dhe ka urdhëruar kthimin e lëndës në rivlerësim.

Megjithëse procedura kishte kaluar fazën e vlerësimit, Komuna e Mitrovicës e anuloi tenderin me arsyetimin se gjatë një “rishqyrtimi teknik” ishin konstatuar mospërputhje mes paramasës dhe projektit ekzistues.

Operatorët ekonomik “Dio Bes” dhe “Quality Asphalt” kundërshtuan vendimin, duke pretenduar se komuna nuk kishte bazë ligjore për anulim.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Pas kthimit të lëndës në rivlerësim, Komuna e Mitrovicës vendosi ta respektojë vendimin e OSHP-së dhe shpalli fitues grupin “Dio Bes SH.P.K.” dhe “Eurokos Holding SH.P.K.”.

Në ankesen e dorëzuar në OSHP, “Quality Asphalt” pretendoi se komuna nuk i kishte dhënë qasje të plotë në dokumentacionin e ofertuesit fitues, duke ia lejuar shqyrtimin e dokumenteve vetëm në ditën e fundit të afatit ankimor.

Konteste pati edhe rreth stafit profesional të paraqitur nga grupi “Dio Bes” dhe “Eurokos Holding”, duke shkaktuar dyshime për konflikt interesi në vet OSHP-në.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Detajet i gjeni në kronikat e përgatitura nga Kiks Kosova.

Exit mobile version