Familjarë dhe miq të Osmanit kanë bërë apel për ndihmë pasi thonë se akuzat ndaj tij për krime lufte janë të pabazuara.
Sipas tyre, gjatë periudhës prill–qershor 1999, kur pretendohet se kanë ndodhur ngjarjet për të cilat akuzohet, ai ishte refugjat në Kampin e Refugjatëve në Çegran Gostivar.
Në apel thuhet: ‘Sipas të gjitha informacioneve që disponojmë, gjatë kohës së akuzave, Osman Selmani ishte refugjat në kampin e refugjatëve në Çegran Gostivar’.
Selmani u arrestua më 1 korrik në pikëkalimin kufitar të Mutivodës nën dyshimet për krime lufte dhe i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh nga Gjykata e Lartë në Serbi.
Kosovari 74-vjeçar, Osman Selmani, nuk lidhet me akuzat që i janë ngarkuar në Serbi.
