Site icon Lajmeria

Apeli konfirmon aktakuzën ndaj Sveçlës dhe tre deputetëve për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend

Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, duke refuzuar ankesat e avokatëve dhe duke konfirmuar aktakuzën ndaj ministrit Xhelal Sveçla, dy deputetëve të Vetëvendosjes dhe deputetes së LDK-së për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend në vitin 2018

Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës e cila kishte konfirmuar aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dy deputetëve të Vetëvendosjes, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi, si dhe deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Drita Millaku, të cilët akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në mars të 2018-ës.

“Refuzohen si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve Xh.S, avokat Laur Prenaj, F.P, avokat Lavdrim Salihu, D.M, avokat Labinot Buzuku dhe S.Z, avokat Laura Pnishi, ndërsa aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, …, i datës 06.06.2024,vërtetohet”, thuhet në vendimin e Apelit, të përpiluar më 13 dhjetor 2024.

Exit mobile version