Site icon Lajmeria

Arbana, Velezha, Caparc e Shpenadia rreshtohen krah PDK-së, përkrahin fuqishëm Hamzën e Kujtim Gashin (15)

Kandidati për deputet nga PDK, Kujtim Gashi, ka vazhduar fushatën e tij, duke u fokusuar në terren, fillimisht në Arbanë dhe më pas në Velezhë, Caparc dhe Shpenadi.

Ai ka theksuar atmosferën e mobilizimit për fitoren e 9 shkurtit, duke nënvizuar entuziazmin dhe vendosmërinë e qytetarëve të këtyre fshatrave, veçanërisht grave dhe burrave që po punojnë bashkë për një të ardhme më të mirë të Kosovës.

Gashi ka shprehur se dashuria për vendin dhe angazhimi i përbashkët janë forcat udhëheqëse drejt sukseseve të reja.

Postimi i tij:

 

Në terren, fillimisht në Arbanë, për të vazhduar edhe në Velezhë, Caparc e Shpenadi, aty ku atmosfera e mobilizimit për fitoren e 9 shkurtit është e gjallë dhe frymëzuese. Entuziazmi dhe vendosmëria reflektohen në sytë e grave dhe burrave që punojnë bashkërisht për një të ardhme më të mirë për Kosovën. Me shpirt atdhedashurie dhe një angazhim të përbashkët, ata tregojnë që dashuria për vendin është forca që i udhëheq drejt sukseseve të reja.

#PDK131✔️
#BedriHamza1✔️
#MemliKrasniqi2✔️
#KujtimGashi15✔️

Exit mobile version