Connect with us

Lajme

Arbërie Nagavci s’tregon a i ra pishman që këndoi në Kaçanik: Jashtë temës, jashtë temës…

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci nuk është se do të mbahet mend për ndonjë sukses gjatë drejtimit të kësaj ministrie.

Madje suksesi i Kosovës në arsim gjatë katër viteve të fundit nuk është se ishte i lartë, e kjo u vërejt në shumë raste.

E edhe më keq situate u bë kur në pah dolën doracakët e edukimit seksual në shkolla, e të cilët ishin skandaloz.

Ndoshta më tepër ministrja do të mbahet mend për këtë.

Advertisement

E së fundi ajo në fushatë zgjedhore zgjodhi të mos flasë për arsimin, por të këndojë.

E entuziazmuar nga turma, ministrja nisi të këndojë gjatë fushatës në Kaçanik këngën “Kaçanikut i raftë pika…”./

E sot e njëjta është pyetur nëse është penduar për këtë gjë derisa insistoi të mos flasë.

Advertisement

“Jashtë temës, jashtë temës, jashtë orarit të punës s’mund të flasë”,tha ajo.

“Jam sot si ministre, faleminderit shumë”.

Advertisement
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement
Advertisement

Në trend