Sot, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë Kuvendin Zgjedhor ku pritet të zgjidhet kryetari i ri dhe strukturat drejtuese të kësaj partie, me fillim nga ora 11:30.
Kandidaturën për ta udhëhequr AAK-në e ka paraqitur Ardian Gjini, kryetari i Gjakovës.
Pas 26 vjetëve, Ramush Haradinaj lë postin e kryetarit, pasi ka qenë udhëheqës i partisë për një kohë të gjatë.
Haradinaj, gjatë udhëtimit të tij politik, ka përjetuar sfidat e një gjykimi në Hagë, ku u shpall i pafajshëm.
Ky moment shënon një periudhë të re për AAK-në para zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.




















