Site icon Lajmeria

Arifi: Kurti po lufton të mbesë kryeministër përgjithmonë (VIDEO)

Nesër me fillim nga ora 10:00 do të për herën e tetë do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Puna ka ngecur tek zgjedhja e kryetarit/es së Kuvendit.

Duket se mirë me numrat si ka punët Lëvizja Vetëvendosje, pasi që e propozuara për të paren e Parlamentit, Albulena Haxhiu, nuk ka arriti të dielen t’i sigurojë votat as për herën e pestë.

Tema e bllokadës u trajtua edhe sonte në emisionin Rubikon.

Njohësi i çështjeve politike, Avni Arifi, tha në Klan Kosova se lideri i VV-së Albin Kurti, po lufton të mbesë kryeministër përgjithmonë.

“Po mundohet ta shtyjë deri në pafundësi këtë situatë. Koncensus ka në Kuvend, partitë politike që janë aty kanë shprehur gatishmëri për ta diskutuar për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit, bile janë përmendur edhe emra. Lëvizja Vetëvendosje i ka 48 deputetë. Pse nuk shkon Lëvizja Vetëvendosje me një listë me 10 preferenca?”, deklaroi Arifi.

Exit mobile version