Sulmuesi Arijon Ibrahimovic po vazhdon me paraqitjet në nivel të lartë te Bayern Munichu.
Ylli nga Kosova shënoi në miqësoren ndaj Heidenheim, ku ‘Bavarezzët’ triumfuan me rezultat 2-4.
Ai ishte i saktë nga pika e bardhë për të shënuar ndaj ish-klubit, ndërsa u zëvendësua pas 61 minutave lojë duke zëvendësuar Harry Kane.
Kjo ishte ndeshja e fundit miqësore e Bayernit para fillimit të sezonit, pasi pas katër ditëve do të kërkojnë trofeun e Superkupës së Gjermanisë kundër Borussia Dortmundit.
