Site icon Lajmeria.info

Arrestohen tre persona dhe sekuestrohen mbi 25 kg marihuanë në Vërmicë

Forcat e Policisë së Kosovës kanë arrestuar tre persona dhe kanë sekuestruar mbi 25 kilogramë substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë, gjatë një aksioni të realizuar në veri dhe në pikën kufitare në Vërmicë.

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë ka realizuar një plan taktik të koduar “KONTROLLI”, me ç’rast janë ndaluar dy automjete të dyshuara për transport të narkotikëve.

Dy veturat me targa serbe janë identifikuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, ku njëra është ndaluar në Zveçan dhe tjetra në Jarinjë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Gjatë kontrollit të automjetit të ndaluar në Zveçan janë zbuluar hapësira të modifikuara për fshehjen e narkotikëve, ku janë gjetur rreth 25.984 kilogramë marihuana.

Automjeti tjetër dyshohet se ka shërbyer si përcjellës për sigurimin e rrugës.

Njësia e Forenzikës është angazhuar në kryerjen e procedurave përkatëse në vendngjarje.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Tre personat e dyshuar, prej të cilëve njëri shtetas i Serbisë dhe dy shtetas të Malit të Zi, janë arrestuar.

Veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version