Site icon Lajmeria.info

Arrestohen tre persona në fabrikë për vjedhje në Dragash

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 22:30 është arrestuar i dyshuari i parë brenda fabrikës, ndërsa rreth orës 22:45 janë arrestuar edhe dy persona të tjerë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur mjete të përdorura për vjedhje si: dorëza, fleks, bateri, sharrë metalike, si dhe një automjet që i përkiste njërës nga të dyshuarit.

Hetuesit nga Prizreni kanë dalë në vendin e ngjarjes për procedura të mëtejshme.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Pas intervistimit, tre të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Policisë i janë sekuestruar automjeti dhe mjete pune të përdorura gjatë veprës penale.

Autoritetet po punojnë me përkushtim për mbledhjen e dëshmive lidhur me rastin dhe lidhjen e të dyshuarve me veprat tjera të ngjashme.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version