Site icon Lajmeria.info

Arrestohet 24-vjeçari i kërkuar nga drejtësia për krime me armë në Prishtinë

Një 24-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kryeqytetit i cili ishte në kërkim nga organet e drejtësisë.

Ai ishte dënuar me burgim për veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Pas arrestimit, ai është dërguar për vuajtjen e dënimit, ndërsa njësitet relevante policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale lidhur me rastin.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version