Site icon Lajmeria.info

Arrestohet 32-vjeçari i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve

Një 32-vjeçar me banim në Kukës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, është arrestuar në Rinas me qëllim ekstradimin.

Policia shqiptare bën me dije se shërbimet e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’, në bazë të informacioneve operative dhe shkëmbimit të të dhënave me Interpol Tiranën, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasin A.

Sh., 32 vjeç, banues në Kukës.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Sipas autoriteteve, në momentin e ndalimit, 32-vjeçari është prezantuar me një identitet tjetër, dyshohet me qëllim shmangien e identifikimit dhe arrestimit.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Prishtinës kishte lëshuar urdhër-arrest ndaj tij, nën dyshimin për veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve’.

Pas arrestimit, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, do të vijojë procedurat për ekstradimin e 32-vjeçarit drejt Kosovës, ku do të përballet me procedurat e drejtësisë.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version