Site icon Lajmeria.info

Arrestohet 38-vjeçari që qëlloi me armë për të kërcënuar disa persona në Dibër

Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Dibrës pasi qëlloi me armë zjarri duke kërcënuar disa persona.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se ka nisur procedimi penal për tetë persona për moskallëzim krimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Dibër, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 24.07.2026, në bulevardin ‘Elez Isufi’, arrestuan në flagrancë shtetasin: F.

Advertisement. Scroll to continue reading.

I., 38 vjeç, banues në fshatin Pollozhan, Dibër.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi K.

I., 19 vjeç, banues në Pollozhan, Dibër.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Në njoftim thuhet se gjithashtu procedimi penal ka nisur edhe për një 44-vjeçar, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi F.

I., në bashkëpunim me shtetasin K.

Advertisement. Scroll to continue reading.

I., ka qëlluar në ajër me armë zjarri për të kanosur shtetasit M.

H., 52 vjeç, L.

H., 21 vjeç, O.

Advertisement. Scroll to continue reading.

H., 25 vjeç, R.

H., 21 vjeç, J.

Sh., 18 vjeç dhe K.

Advertisement. Scroll to continue reading.

D., 18 vjeç, banues në Peshkopi dhe Pollozhan.

Për këta shtetas, si dhe për shtetasit K.

C., 70 vjeç dhe R.

Advertisement. Scroll to continue reading.

C., 42 vjeç, banues në Pollozhan, ka nisur procedimi penal për veprën penale ‘Moskallëzimi i krimit’, pasi, megjithëse kanë pasur dijeni për ngjarjen, nuk e kanë kallëzuar atë pranë organeve të Policisë.

Gjithashtu, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë edhe për shtetasin G.

I., 44 vjeç, banues në Pollozhan, pasi dyshohet se ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version