Site icon Lajmeria.info

Arrestohet burri që dyshohet se sulmoi zyrtarët policorë nën ndikimin e alkoolit në Shtërpcë

Një burrë është arrestuar në Shtërpcë pasi, nën ndikimin e alkoolit, dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë detyrës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari kishte demoluar dhe dëmtuar edhe derën e një zyre në stacionin policor, me ç’rast kishte pësuar lëndime trupore.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, thotë Policia. “Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version