Site icon Lajmeria.info

Arrestohet burri që ka kanosur një person gjatë një seance gjyqësore në Vushtrri

Një burrë është arrestuar në Vushtrri, i cili dyshohet se ka kanosur një person gjatë një seance gjyqësore.

Sipas policisë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje. “Vushtrri 13.05.2026 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë një seancë gjyqësore ka kanosur viktimën mashkull kosovar, që ishte prokuror i rastit.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version