Sot është arrestuar i dyshuari në lidhje me vrasjen tragjike në Bjeshkët e Strellcit në Deçan.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, konfirmon lajmin për Klankosova.tv dhe shton se dyshohet për një vrasje aksidentale mes familjarëve.
Rugova informon se është sekuestruar një armë zjarri.
Detajet e ngjarjes tregojnë se i biri e privoi nga jeta prindin në oborrin e një stani në Strellc.
