Site icon Lajmeria.info

Arrestohet një person në Graçanicë për dyshime të ryshfetit në lidhje me procesin e votimit

Një person është arrestuar në Graçanicë nën dyshimet për veprën penale të dhënies ose marrjes së ryshfetit në lidhje me procesin e votimit.

Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur se arrestimi është kryer mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 20:00.

Në kuadër të hetimeve, policia ka intervistuar edhe dy dëshmitarë, ndërsa ka realizuar kontroll edhe në shtëpinë e të dyshuarit. “Është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku si prova materiale janë konfiskuar material për votim dhe katër telefona mobil.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë policia.

Exit mobile version