Lajme
Arrestohet një person në Mitrovicë, iu gjetën mbi 1 kg drogë, armë e riga

Prokuroria Speciale e Kosovës në bashkëpunim me policinë ka arrestuar të dyshuarin M.A., në Mitrovicë.
Sipas njoftimit, i njëjti dyshohet se me veprimet e tij ka kryer gjashtë vepra penale, ku i janë gjetur sasi narkotike dhe armë.
“I njëjti dyshohet se me veprimet e tij ka kryer veprat penale: “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese’’ nga neni 127 par.2 lidhur me nenin 114 par.2 të KRPK-së; ‘’Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare’’ nga neni 167 par.5 lidhur me nenin 31; ‘’Pjesëmarrja në turmë që kryen veprën penale dhe huliganizmi’’, nga neni 404 par.2 lidhur me nenin 31, veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’, nga neni 402 par.4 lidhur me nenin 31, ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotropike dhe analoge’’ nga neni 267 par.1 dhe ‘’Mbajtja ne pronesi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armve’’ nga neni 366 par.1 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës”.
Më tej, policia bëri të ditur se gjatë kontrollit të vendbanimit te personi i dyshuar janë gjetur 751 gram substancë narkotike, shpuzore me substancë narkotike me peshë 292 gram, tabak metali me substanca narkotike me peshë 207 gram, pushkë ajrore, peshore e vogël, 12 aparate për prodhim të cripto-valutave dhe një telefon.
“Prokurori i rastit brenda afatit ligjor do t’i propozoj gjykatës masën e sigurisë për praninë e të pandehurit në procedurë”, thuhet në njoftim.
-
Lajme1 month ago
Dalin rezultatet/ Kaq deputetë fituan VV, PDK, LDK dhe AAK
-
Lajme1 month ago
Sekretari i NATO-s thërret në telefon Vuçiqin, ja jep këtë paralajmërim
-
Lajme1 month ago
Lajm katastrofal për VV-në vjen nga QNR
-
Lajme2 months ago
Kandidatët e PDK-së që siguruan ulëset në Kuvend
-
Lajme2 months ago
Këta janë 17 kandidatët për deputet në PDK që kanë siguruar ulëset, dhe të tjerët që po luftojnë ende
-
Lajme2 months ago
Befason Drenasi – Ja lista e plotë me vota të kandidatëve