Site icon Lajmeria.info

Arrestohet person i dyshuar për falsifikim dokumentesh në Jarinjë

Sot në Jarinjë, policia ka arrestuar një person të dyshuar për rastin e falsifikimit të dokumenteve.

I dyshuari, i lindur në vitin 1985 dhe me inicialet I.S., u arrestua nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda.

Pas arrestimit, u bë kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në Leposaviq ku u sekuestruan 45 fishekë të kalibrave të ndryshme dhe disa pjesë të uniformës.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Një telefon personal i tipit Redmi 5G gjithashtu u sekuestrua.

I dyshuari u dërgua në ndalim prej 48 orësh pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version