Një person i kërkuar me urdhërarrest nga gjykata është arrestuar nga Policia e Kosovës në Ferizaj dhe më pas është dërguar në vuajtje të dënimit me burg.
I arrestuari, me inicialet E.Sh., 28 vjeç, ishte në kërkim me urdhërarrest aktiv për vuajtjen e një dënimi prej katër vitesh burgim efektiv për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.
Policia ka bërë të ditur se ai është lokalizuar dhe arrestuar në afërsi të qendrës tregtare “Village Shopping & Fun” në Ferizaj.
