Site icon Lajmeria.info

Arrestohet person në Durrës për vjedhje dhe vepra tjera penale

Një person është arrestuar në Durrës nga Policia shqiptare për dyshime të vjedhjes dhe veprave penale të tjera që kanë mbetur në tentativë.

Prangosja e 44-vjeçarit ka ndodhur gjatë operacionit “July”, ku dyshohet se ai ka kryer vepra penale gjatë muajit korrik.

Sipas hetimeve, ai ka vjedhur një motoçikletë, një çantë me sende personale dhe një protokoll, ka vjedhur para dhe materiale në dy subjekte, si dhe ka tentuar të vjedhë në një banesë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund t’i ketë kryer ky person.

Exit mobile version