Connect with us

Botë

Arrihet marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, e konfirmon edhe Donald Trump

Qeveria izraelite dhe Hamasi kanë rënë dakord për një marrëveshje që do të ndalojë luftimet në Gaza dhe do të çojë në lirimin me faza të pengjeve dhe të burgosurve palestinezë, i tha CNN një burim i informuar për bisedimet.

Sipas marrëveshjes, e cila ende nuk është shpallur zyrtarisht, Hamasi dhe grupet militante aleate pritet të lirojnë 33 pengje të kapur nga Izraeli gjatë sulmeve të 7 tetorit 2023.

Në këmbim, Izraeli do të lirojë qindra të burgosur palestinezë.

Advertisement

Marrëveshja do të jepte pauzën e parë nga lufta për popullin e Gazës në më shumë se një vit, dhe vetëm të dytin që nga fillimi i bombardimeve izraelite.

Pasi të konfirmohet, pritet që marrëveshja të lejojë civilët palestinezë të kthehen në veri të Gazës dhe do të ketë një fluks masiv ndihme humanitare në Rrip, ku banorët janë përballur prej kohësh me kushte të rënda humanitare.

Ndërkohë këtë marrëveshje e ka konfirmuar edhe Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, i cili ka thënë se pengjet në lindjen e Mesme do të lirohen shumë shpejt.

Advertisement
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement
Advertisement

Në trend