Site icon Lajmeria.info

Arsenali feston titullin e Premier League me një paradë madhështore në Londër

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League.

Këtë të diel, Londra do të mbushet me gëzim, pasi skuadra do të organizojë një paradë rreth stadiumit për të festuar suksesin.

Ceremonia fillon në orën 14:00 dhe përfshin katër autobusë të hapur, në të cilët lojtarët, stafi dhe tifozët do të përshëndesin mijëra njerëz gjatë rrugës.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Autobusi i parë do të transportojë kampionët, ndërsa në të dytin do të jenë stafi teknik dhe menaxherët.

Autobusi i tretë do t’i kushtohet ekipit femëror të Arsenalit.

Tifozët gjithashtu do të kenë mundësinë të marrin pjesë në festime duke u vendosur në autobusin e katërt të paradës.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version