Kampionët e Premier Ligës, Arsenali, nuk po humbasin kohë dhe tashmë kanë etiketuar emrat e mundshëm për të përforcuar fazën e sulmit gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas mediumit The Athletic, skuadra e Mikel Artetës ka identifikuar Morgan Rogers të Aston Villas, Bradley Barcola të PSG-së, Eli Junior Kroupi të Bournemouth dhe Mika Godts të Ajax si objektiva kryesore sulmuese këtë verë, ndërsa synojnë të ruajnë titullin dhe të bëjnë hapin tjetër në Evropë.
Ndjekja drejtohet nga një qëllim i qartë.
Pas humbjes së finales së Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së në Budapest, Arteta ishte i prerë për ambiciet e tij dhe klubit nga Emirates. ‘Do të duhet ta tregojmë këtë ambicie sepse ata janë më shumë se të aftë ta bëjnë këtë, por kjo do të kërkojë që ne të jemi shumë, shumë ambiciozë, shumë të shpejtë dhe shumë të zgjuar’, deklaroi Arteta.
