Site icon Lajmeria.info

Arteta: Arsenal e gatshme për të shkruar histori në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta thotë se Arsenali e ka fituar me meritë vendin në skenën më të madhe të futbollit europian, por tani duhet ta shfrytëzojë momentin dhe të bëjë histori.

Në konferencën për media para finales së Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së, trajneri i Arsenalit theksoi urinë e lojtarëve të tij për më shumë suksese.

Tekniku i londinezëve beson se përgatitjet kanë shkuar mirë dhe se ekipi është në gjendje të mirë psikologjike para duelit vendimtar.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Arsenali pritet të jetë pothuajse i plotë.

Arteta konfirmoi se Jurrien Timber dhe Noni Madueke janë të gatshëm për të luajtur, ndërsa e vetmja mungesë për finalen është Ben White.

Arteta thekson që ekipi është i gatshëm për të fituar Ligën e Kampionëve dhe shkruar një kapitull të ri historie për klubin.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version