Aston Villa ka zyrtarisht bërë nënshkrimin e portierit japonez, Zion Suzuki nga Parma dhe mbrojtësit italian, Matteo Ruggeri nga Atletico Madridi.
Klubi nga Birminghami po përforcohet për të qenë konkurrues në edicionin e ardhshëm të Ligës Premier dhe Ligës së Kampionëve.
Pas transferimeve të Johan Manzambi nga Freiburg, Joao Gomes nga Wolves dhe huazimit të Alejandro Garnacho nga Chelsea, Aston Villa ka përfunduar edhe dy transferimet e tjera.
Faqja zyrtare e klubit ka konfirmuar zyrtarisht transferimet e Ruggerit dhe Suzukit. “Aston Villa ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e Matteo Ruggeri nga Atlético Madrid”, thuhet në njoftimin për Ruggerin. “Aston Villa ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e Zion Suzuki nga Parma”, thuhet në njoftimin për portierin japonez.
