Site icon Lajmeria.info

Aston Villa triumfon ndaj Manchester City në një ndeshje spektakolare në Ligën Premier

Aston Villa ka vazhduar me formën fantastike për të triumfuar në udhëtim te Manchester City, në kuadër të xhiros së 38-të në Ligën Premier.

City që po zhvillonte paraqitjen e fundit nën urdhrat e Pep Guardiolas e nisi më mirë, por që pësoi me rezultat 1-2.

City ishte larg skuadër më e mirë në fillim duke dominuar në të gjitha aspektet dhe kaloi në epërsi përmes Antoine Semenyos (23’).

Advertisement. Scroll to continue reading.

Sidoqoftë, Villa tregoi fytyrë tjetër në pjesën e dytë.

Fllimisht Ollie Watkins shënoi për të barazuar rezultatin (48’).

Watkins pastaj u përkujdes edhe për golin e dytë pas një kundërsulmi të shpejtë, duke e i lënë të gjithë të shokuar në “Etihad” (64’).

Advertisement. Scroll to continue reading.

City në fakt shënoi në minutat e kohës shtesë falë Mateo Kovacic, por u anulua për pozitë jashtë loje.

Exit mobile version