Atletico Madrid po lëviz me shpejtësi në tregun e transferimeve për të përforcuar mesfushën, ndërsa braziliani Joao Gomes është kthyer në objektivin kryesor të klubit madrilen.
Sipas raportimeve nga Anglia, “Los Colchoneros” kanë arritur një marrëveshje paraprake me Wolverhampton Wanderers dhe transferimi mund të mbyllet në orët e ardhshme për rreth 45 milionë euro, përfshirë bonuset.
Mesfushori 25-vjeçar shihet nga drejtuesit e Atleticos si profili ideal për skuadrën e Diego Simeone, i cili kërkon më shumë intensitet, energji dhe stabilitet në repartin qendror.
Gomes ishte një nga lojtarët më të dalluar të ekipit të Wolverhamptonit, dhe Atletico dëshiron ta sjellë për të forcuar skuadrën dhe shmangur problemet e sezonit të kaluar.
Situata fizike e lojtarëve të Atleticos ka bërë klubin të kërkojë më shumë alternativa në mesfushë.
Wolverhamptoni është i gatshëm të negociojë për shkak të situatës së re pas rënies nga liga kryesore angleze, duke e bërë transferimin e Gomes një mundësi të mirë për të rindërtuar skuadrën.
Atletico ka përfituar nga ky moment për të përshpejtuar bisedimet dhe për të shmangur konkurrencën me klube të tjera.
Joao Gomes mund të sjellë për ekipin e Atleticos agresivitet në rikuperimin e topit, presion të vazhdueshëm dhe aftësi për të mbuluar shumë hapësira në fushë, duke e bërë atë një fit për stilen taktik të Simeones.
