Edhe pse Barcelona dukej se ishte në pozicion të favorshëm për të siguruar shërbimet e Bernardo Silvës, situata ka marrë një kthesë të papritur, me Atletico Madrid që është futur fuqishëm në garë për mesfushorin portugez.
Bernardo Silva, 31 vjeç, është konfirmuar se nuk do të rinovojë kontratën me Manchester Cityn dhe do të largohet si lojtar i lirë nga “Etihad Stadium”.
Kjo e bën atë një nga mundësitë më të mëdha të afatit kalimtar së verës në futbollin evropian, duke tërhequr interesin e disa klubeve të mëdha.
Për javë të tëra, Barcelona konsiderohej destinacioni më i mundshëm për lojtarin, i cili shihej si përforcim ideal për mesfushën kreative të katalanasve.
Megjithatë, sipas zhvillimeve të fundit në tregun e transferimeve, Atletico Madrid ka hyrë fuqishëm në negociata dhe synon ta bindë portugezin që t’i bashkohet projektit të Diego Simeones.
Klubi madrilen, i kualifikuar në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, po kërkon të forcojë skuadrën me lojtarë me përvojë dhe cilësi të lartë.
Bernardo Silva përshtatet në mënyrë perfekte me profilin e kërkuar nga Simeone, falë inteligjencës taktike, vizionit në lojë dhe aftësisë për të luajtur në disa pozicione në mesfushë dhe sulm.
Nga ana tjetër, Barcelona mbetet ende në garë, por tashmë përballet me një konkurrencë të fortë nga një klub që ofron stabilitet sportiv dhe një projekt ambicioz në Evropë dhe La Liga.
Diego Simeone e ka identifikuar portugezin si një përforcim prioritar për sezonin e ardhshëm.
Nëse transferimi realizohet, Bernardo Silva pritet të ketë ndikim të menjëhershëm te Atletico Madrid, duke sjellë gola, asistime dhe fleksibilitet taktik.
