Sportistja nga Kosova, Gresa Bakraqi, ka shënuar një sukses të ri ndërkombëtar duke u renditur sërish në vend të dytë në Kampionatin Ballkanik të Atletikës.
Ajo arriti të fitojë medaljen e argjendtë në garën e zhvilluar në Volos, Greqi, duke shkuar në linjën e finishit me një kohë prej 9:37.26 minuta.
Komiteti Olimpik i Kosovës është shprehur i kënaqur me paraqitjen e shkëlqyer të sportistes në këtë gara dhe e ka uruar për suksesin e arritur.
