Site icon Lajmeria.info

Atletja kosovare, Gresa Bakraqi fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të Shteteve në Zhvillim

Atletja nga Kosova, Gresa Bakraqi, ka arritur një sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, duke fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të Shteteve në Zhvillim, që u mbajt në Monako.

Bakraqi siguroi vendin e dytë në disiplinën e 1500 metrave, duke sjellë një rezultat të vlefshëm për Kosovën në atletikën evropiane.

Ky sukses vlerësohet si dëshmi e talentit, përkushtimit dhe punës së vazhdueshme të sportistëve kosovarë, të cilët vazhdojnë të përfaqësojnë vendin me dinjitet në garat ndërkombëtare.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ministria e Sportit dhe Rinisë ka uruar Bakraqin për arritjen e saj, duke shprehur mirënjohje për Federatën Atletike të Kosovës, trajnerët dhe të gjithë ata që kontribuojnë në zhvillimin e atletikës në vend.

Exit mobile version