Site icon Lajmeria.info

Autoritetet në Kosovë sekuestrojnë produkte të falsifikuara me vlerë 200 mijë euro

Sipas njoftimit në Facebook, mallrat mbanin shenja të markave të njohura ndërkombëtare dhe vlera e tyre e përafërt llogaritet rreth 200 mijë euro.

Produktet e sekuestruara janë vendosur nën mbikëqyrjen e autoriteteve kompetente, ndërsa ndaj rastit janë duke u zhvilluar procedurat ligjore përkatëse. ‘Veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente, ndërsa rasti është duke u hetuar për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe për të identifikuar personat përgjegjës.

Institucionet e zbatimit të ligjit mbeten të përkushtuara në parandalimin dhe luftimin e tregtisë së mallrave të falsifikuara, duke mbrojtur konsumatorët, bizneset e ligjshme dhe interesin publik.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Rasti mbetet nën hetime’, thotë Dogana e Kosovës.

Exit mobile version