Site icon Lajmeria.info

Avionë luftarakë të Marinës Amerikane përplasen në ajër gjatë shfaqjes ajrore – Incident në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Dy avionë luftarakë të Marinës Amerikane janë përplasur në ajër gjatë një shfaqjeje ajrore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shkaktuar panik dhe ndërprerjen e menjëhershme të aktivitetit.

Katër anëtarët e ekuipazhit kanë arritur të hidhen në mënyrë të sigurt nga avionët EA-18G Growler para rrëzimit dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Incidenti ndodhi gjatë demonstrimit ajror në eventin “Gunfighter Skies”, i cili po mbahej pranë Bazës Ajrore Mountain Home në Idaho.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Pamjet e publikuara tregojnë momentet dramatike të përplasjes në ajër, ndërsa menjëherë pas rrëzimit shpërtheu edhe një zjarr i madh.

Baza ajrore u mbyll përkohësisht dhe pjesa e mbetur e shfaqjes ajrore u anulua.

Avionët EA-18G Growler konsiderohen ndër më të avancuarit në flotën amerikane, me një vlerë prej rreth 67 milionë dollarësh secili.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version