Connect with us

Lajme

Azemi: Mafia energjetike me njerëz të pushtetit e kanë lënë Ferizajn në terr

Kandidati i LDK-së për deputet, Visar Azemi ka thënë se janë bërë gati 30 orë që në disa pjesë të qytetit të Ferizajt janë pa energji elektrike.

Ai ka shkruar se Ferizaj është harruar dhe se qytetarët po vuajnë nga mungesa e energjisë.

“Nuk mjafton vetëm doreheqja! Ky pushtet është përgjegjës për krizën që po e kalojnë njerëzit”, ka shkruar Azemi në Facebook.

Advertisement

“Mafia energjetike është në veprim që bashkë me njerëz të pushtetit, e kanë lënë Ferizajin në terr. Kjo është skandaloze”, ka shkruar ai.

Sipas tij, më 9 shkurt, duhet të largohet ky pushtet i papërgjegjshëm që i shërben Martinit e Nagipit e shokëve të tyre.

“E vetmja rrugë për zgjidhjen e kësaj situate është plani i LDK-së për ndërtimin e Centralit me gaz, që do të mundësonte furnizim të përhershëm me energji elektrike”, ka thënë Azemi.

Advertisement
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement
Advertisement

Në trend