Site icon Lajmeria

Babai kërcënon djalin që ia mashtroi vajzën: “Veç mos e takofsha kurrë” (VIDEO)

Asnjë mesazh, asnjë telefonatë. Për disa ditë, E.Q nga qyteti i Gjilanit u zhduk pa lënë asnjë gjurmë.

Brenda pak ditësh, familjarët përmes telefonit zbuluan lokacionin e saj.

19-vjeçarja kishte filluar punë në një qendër masazhi në Dragodan të Prishtinës, raporton Kiks Kosova.

E personi që e punësoi ishte Edis Shala, të cilin tek familja e kishte prezantuar si të dashur.

Për Kiksin, në mënyrë anonime, rrëfeu babai i saj dhe motra, të cilët të shqetësuar thanë se ajo kishte shkuar aty pa lejen e familjes.

I ati tha se Edisi bashkë me 17 vjeçaren B.M, e kishin mashtruar të bijën e saj duke i thënë se do të punonte në një kafeteri.

Derisa ky i fundit thotë se pasi mori vajzën nga aty, ai u kërcënua nga pronarja duke iu prezantuar si police, e cila pretendohet t’i ketë thënë se duhet ta lejojë vajzën të punojë aty.

Detajet i gjeni më poshtë:

Exit mobile version