Gazetari kosovar Bahri Cani, i cili punon për median ndërkombëtare Deutsche Welle, ka thënë se tubimin më të madh para zgjedhor në Gjermani ka ndodhur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Stuttgart, Gjermani, shkruan Gazeta Momenti.
Tubimi u mbajt në një sallë të madhe, ku folësit kryesorë përfshinin liderët e PDK-së, të cilët kanë diskutuar mbi programet dhe planet e partisë për zhvillimin ekonomik, të drejtat e komunitetit kosovar jashtë vendit, dhe mbështetjen e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Pjesëmarrësit kanë pasur mundësinë të dëgjojnë përfaqësues të PDK-së, të cilët kanë premtuar vazhdimësinë e angazhimeve për përmirësimin e kushteve të jetesës në Kosovë dhe nxitjen e bashkëpunimit të ngushtë me shtetet evropiane dhe ato të tjera, si dhe zhvillimin e mundësive për investime dhe krijimin e vendeve të punës/Gazeta Momenti/