Veteranët e UÇK-së dolën sot në oborrin e Kuvendit dhe kërkuan nga deputetët të betohen se do të reagojnë ndaj padrejtësive të Gjykatës Speciale në Hagë.
Veçse ky mision që i vunë vetes OVL-UÇK, për të mbledhur nënshkrime para fillimit të seancës së Kuvendit, dështoi me kryeministrin në detyrë Albin Kurtin që as nuk i dëgjoi, raporton Klan Kosova.
E Nasim Haradinaj pati mirëkuptim për Agim Bahtirin që nuk e firmosi betimin.
Në dokument kërkohet angazhim për krijimin e mekanizmave mbikëqyrëse për Gjykatën Speciale, “të miratohet një rezolutë që dënon padrejtësitë” e “kërkesë për verdikt të paanshëm”.
Poashtu edhe kthimin e selisë së saj në Kosovë.