Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Bajrami, VV-së: Nëse nuk duan të qeverisin, mos t’i uzurpojnë institucionet (VIDEO)

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, duke folur për Vetëveneosjen, ajo ju drejtua atyre, duke thënë se nëse nuk duan të qeverisin, mund të dorëzohen.

Sipas Bajramit, kjo situatë më shumë mund të interpretohet si uzurpim i institucioneve nga ana e tyre, përcjell Klankosova.tv.

“Nëse këta nuk duan të qeverisin, është shumë e thjeshtë, mund të dorëzohen, kjo situatë më shumë mund të interpretohet si uzurpim i institucioneve nga ana e tyre”.

“Nuk mundesh me qenë edhe deputet edhe kryeministër, nuk mundesh me qenë në të njëjtin kohë, nuk mundesh me qenë edhe deputet edhe ministër, këto janë funksione të ndara, ka qenë një kohë kur ministrat kanë pasur mundësi që të jenë edhe ministra, ka ndërruar legjislacioni, ka ndërruar Kushtetuta”, u shpreh tutje Bajrami.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Home
Video
Lajme
Sport
Profile
Subscribe for notification