Banorët e lagjes Bajr të Mitrovicës kanë shprehur shqetësimin e tyre për rrugën e paasfaltuar.
Një prej tyre në emisionin ‘Fol me Arin’ tha se rruga ishte e rregulluar para luftës së fundit në Kosovë, por u prish gjatë luftës.
Qysh atëherë, rruga nuk është rregulluar dhe banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente.
