Site icon Lajmeria.info

Barcelona ofron 70 milionë euro për Julian Alvarez: Refuzohet oferta nga Atletico Madrid

Barcelona ka bërë ofertën e parë zyrtare për sulmuesin argjentinas Julian Alvarez, i cili konsiderohet si prioriteti kryesor i klubit katalanas për repartin ofensiv.

Sipas gazetarit Ruben Uria, Barcelona i ka propozuar Atletico Madridit një marrëveshje prej 70 milionë eurosh plus kartonin e Ferran Torres.

Megjithatë, drejtuesit madrilenë e kanë refuzuar menjëherë ofertën, duke e konsideruar atë të pamjaftueshme për të lënë të lirë sulmuesin argjentinas.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Edhe pse Atletico Madrid ka shfaqur prej kohësh interes për Ferran Torresin, vetë lojtari nuk dëshiron të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere.

Sulmuesi spanjoll synon të vazhdojë te gjiganti katalanas, pavarësisht se kontrata e tij hyn në vitin e fundit.

Nga ana tjetër, Barcelona nuk pritet të heqë dorë nga tentativa për transferimin e Alvarezit.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version