Barcelona po punon për rikthimin e Joao Cancelos në Camp Nou, por Al-Hilal ka rritur kërkesat financiare dhe e ka bërë më të komplikuar marrëveshjen.
Klubi katalanas kishte filluar bisedimet me Al-Hilal, por skuadra saudite tani kërkon 15 milionë euro për të lejuar largimin e mbrojtësit portugez.
Barcelona nuk dëshiron të paguajë pa negociuar dhe pritet që Deco të tentojë të ulë sërish kërkesat e klubit saudit.
Interesi i Barcelonës për Cancelon lidhet edhe me dëshirën e Hansi Flick, i cili e sheh si një futbollist me vlera për skuadrën.
Portugezi luajti për Barcelonën në sezonin 2025/26 dhe e ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në La Liga për të vazhduar karrierën te Barcelona.
